Rajoni Ushan në perëndim të Afganistanit bie në duar të Talibanëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75248-rajoni_ushan_në_perëndim_të_afganistanit_bie_në_duar_të_talibanëve
Autoritetet ushtarake në provincat perëndimore të Afganistanit kanë deklaruar se në luftimet e zhvilluar mes atyre dhe grupeve të Talibanëve në këtë rajon, edhe rajoni Ushan në qytetin Shehrek të provincës Ghur ka rënë në duar të Talibanëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 12, 2018 14:59 Europe/Tirane
  • Rajoni Ushan në perëndim të Afganistanit bie në duar të Talibanëve

Autoritetet ushtarake në provincat perëndimore të Afganistanit kanë deklaruar se në luftimet e zhvilluar mes atyre dhe grupeve të Talibanëve në këtë rajon, edhe rajoni Ushan në qytetin Shehrek të provincës Ghur ka rënë në duar të Talibanëve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Eghball Nezami, zëdhënësi i komandës së policisë së provincës Ghur të shtunën ka deklaruar se në sulmin e natës së kaluar të forcave të Talibanve, edhe rajoni Ushan ka rënë në duar të Talibanëve. Burimet lokale të këtij rajoni kanë thënë humbjet e forcave ushtarake afgane në këto luftime kanë qenë të mëdha. Provinca Ghur ndodhet ndodhët në veriperëndim të Afganistanit. Dje edhe në disa rajone të provincës Farah, forcat e sigurisë së Afganistanit janë përleshur me forcat e grupit Taliban gjatë të cilave janë vrarë të paktën 15 forca afgane të sigurisë.