Koalicioni Fat’h në Irak, deri tani fitues i zgjedhjeve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75284-koalicioni_fat’h_në_irak_deri_tani_fitues_i_zgjedhjeve
Ahmed Asadi zëdhënësi i koalicionit Fat’h në Irak ka njoftuar se ky koalicion i kryesuar nga Hadi Ameri është kryesues I zgjedhjeve parlamentare në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 13, 2018 04:32 Europe/Tirane
  • Koalicioni Fat’h në Irak, deri tani fitues i zgjedhjeve

Ahmed Asadi zëdhënësi i koalicionit Fat’h në Irak ka njoftuar se ky koalicion i kryesuar nga Hadi Ameri është kryesues I zgjedhjeve parlamentare në Irak.

Zgjedhjet e katërta parlamentare në Irak u mbajtën ditën e shtunë me pjesëmarrjen e 11 milion votuesve. Zgjedhjet e katërta parlamentare dhe të parat në periudhën pas ISIS, filluan që nga ora 7 e mëngjesit në të gjithë qytetet dhe rajonet e këtij vendi dhe vazhduan deri në orën 18:00. Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve ka deklaruar se duke marrë parasysh faktin se numërimi i votave në këto zgjedhje bëhet në mënyrë elektronike dhe këto aparate veprojnë në bazë të një programi të unifikuar kompjuterik, saktësisht në ora 18:00 do të ndërpritet puna e këtij procesi dhe nuk do të ekzistojë mundësia për vazhdimi e orës së votimeve. Edhe pse në orët e para të procesit të votimit janë publikuar disa lajme për pjesëmarrje të vogël të qytetarëve irakianë pranë kutive të votimit, mirëpo pas pak kohe të gjitha qendrat e votimit janë mbushur plotë me qytetarë duke pritur në radhë për të përcaktuar fatin e vendit të tyre edhe për 4 vite të ardhshme. Autoritetet dhe funksionarët e lartë të Irakut kanë votuar në qendrën e votimit të vendosur në hotel Al-Rrashid në zemër të Bagdadit dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit. Mesazhi i përbashkët i të gjithë autoriteteve irakiane nga partitë dhe grupet e ndryshme politike, ishte pjesëmarrje sa më e madhe e qytetarëve në këto zgjedhjeve duke krijuar rrethanat për ndryshim dhe realizimin e idealeve dhe popullit irakian. Rreth 37.24 milionë irakianë posedonin kushtet për votim në këto zgjedhje.