Bojkotohet ceremonia e transferimit të ambasadës amerikane në Jerusalem
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75326-bojkotohet_ceremonia_e_transferimit_të_ambasadës_amerikane_në_jerusalem
Shumë vende njoftohet se nuk kanë pranuar të marrin pjesë në ceremoninë e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalemin e pushtuar, duke shfaqur zemërim ndaj njohjes së Presidentit amerikan Donald Trump të këtij qyteti si kryeqytet i Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 13, 2018 08:58 Europe/Tirane
  • Bojkotohet ceremonia e transferimit të ambasadës amerikane në Jerusalem

Shumë vende njoftohet se nuk kanë pranuar të marrin pjesë në ceremoninë e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalemin e pushtuar, duke shfaqur zemërim ndaj njohjes së Presidentit amerikan Donald Trump të këtij qyteti si kryeqytet i Izraelit.

Gazeta izraelite Haaretz raportoi se vetëm 30 nga 86 të dërguar të huaj që shërbejnë në Izrael kishin pranuar ftesën e Tel Avivit për të dielën. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kishte ftuar të gjithë trupin diplomatik të huaj në këtë ngjarje. Kanali izraelit ka thënë se shumë të dërguar evropianë, përfshirë ata nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, bojkotojnë  ngjarjen e 14 majit. "Është pak e çuditshme të na ftojnë për të festuar një ngjarje që ne e kemi kundërshtuar dhe dënuar. Amerikanët ishin më të mençur dhe dinin paraprakisht që të mos na ftonin të shpëtonim veten nga sikleti", citohet një burim diplomatik. Veprimtaria, e cila do të zhvillohet një ditë para ceremonisë zyrtare të zhvendosjes, do të ndiqet nga vajza dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, dhëndri dhe këshilltari i tij, Jared Kushner, Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin dhe zyrtarë të tjerë të SHBA. Haaretz raportoi këtë javë se Ministria e jashtme izraelite nuk ka ftuar shumicën e ligjvënësve të opozitës izraelite në këtë ceremoni. Zyrtari i lartë palestinez Saeb Erekat të hënën i bëri thirrje personaliteteve të huaja në Izrael dhe në mbarë botën që të "bojkotojnë ceremoninë e inaugurimit ... që të mos japin legjitimitet për një vendim të paligjshëm dhe për të vazhduar politikat izraelite të okupimit, kolonizimit dhe aneksimit". "Ata që marrin pjesë në këtë ceremoni do të dërgojnë një mesazh ogurzi, një mesazh që ata të inkurajojnë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të patjetërsueshme të popullit palestinez", tha Erekat. Dhjetorin e kaluar, Trump njoftoi vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e ashtuquajtur të Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalemin e okupuar. Vendimi i tij i zemëroi palestinezët, të cilët deklaruan se Uashingtoni nuk mund të luante më një rol si ndërmjetës në procesin e ashtuquajtur të paqes në Lindjen e Mesme. Ky vendim nxiti gjithashtu zemërim tek bota myslimane dhe madje edhe midis aleatëve arabë të Uashingtonit. Më 21 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me shumicë votash votoi në favor të një rezolute që i bën thirrje SHBA-ve të tërheqin njohjen e diskutueshme të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.