Afganistan, sulm me bombë dhe i armatosur në Xhalalabad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75340-afganistan_sulm_me_bombë_dhe_i_armatosur_në_xhalalabad
Zyrtarët policorë njoftuan se një kamikaz me bombë aktivizoi mjetin shpërthyes në derën hyrëse të godinës, ndërsa një grup tjetër i sulmuesve më pas hynë në objekt dhe hapën zjarr
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 13, 2018 10:34 Europe/Tirane
  • Afganistan, sulm me bombë dhe i armatosur në Xhalalabad

Zyrtarët policorë njoftuan se një kamikaz me bombë aktivizoi mjetin shpërthyes në derën hyrëse të godinës, ndërsa një grup tjetër i sulmuesve më pas hynë në objekt dhe hapën zjarr

 Së paku gjashtë persona janë vrarë gjatë një sulmi vetëvrasës dhe i armatosur në ndërtesën e Drejtorisë së financave në qytetin lindor Jalalabad të Afganistanit, raporton IRNA. Zyrtarët policorë njoftuan se një kamikaz me bombë aktivizoi mjetin shpërthyes në derën hyrëse të godinës, ndërsa një grup tjetër i sulmuesve më pas hynë në objekt dhe hapën zjarr. Burime nga spitali në Xhalalabad bëjnë të ditur se gjatë sulmit janë vrarë së paku gjashtë persona, ndërsa janë plagosur 30 të tjerë. Forcat afgane të sigurisë filluan operacion kundër sulmuesve dhe në vazhdim është përleshje e armatosur në qendër të Xhalalabad. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa druhet se bilanci përfundimtar i të pësuarve në masë të konsiderueshme të rritet.