Palestina kërkon mbajtjen e një takimi urgjent në Ligën Arabe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75440-palestina_kërkon_mbajtjen_e_një_takimi_urgjent_në_ligën_arabe
Ambasadori palestinez në Egjipt bëri thirrje për një takim të menjëhershëm të Ligës Arabe për të diskutuar vendimin e SHBA-së për të transferuar ambasadën e saj në Kuds.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2018 09:34 Europe/Tirane
  • Palestina kërkon mbajtjen e një takimi urgjent në Ligën Arabe

Ambasadori palestinez në Egjipt bëri thirrje për një takim të menjëhershëm të Ligës Arabe për të diskutuar vendimin e SHBA-së për të transferuar ambasadën e saj në Kuds.

Dijab Al Lah, ambasadori palestinez në Egjipt dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Palestinës në Ligën Arabe, tha se LA duhet të marrë vendime dhe të ndërmarrë hapa praktikë për të adresuar vendimin e SHBA mbi Kudsin. Ai theksoi nevojën për të anuluar vendimin e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që ndoqën njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e regjimit izraelit dhe transferimin e ambasadës së amerikane në qytet. Qeveria e SHBA ka planifikuar që sot (14 maj) të zyrtarizojë transferimin e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Kuds. Duhet të theksohet se një numër vendesh, përfshirë Rusinë, Gjermaninë, Austrinë, Poloninë, Irlandën, Maltën, Australinë, Britaninë, Francën, Meksikën, Portugalinë dhe Suedinë, kanë ndaluar transferimet e ambasadave në Jerusalem.