Erdogan: Vrasja e palestinezëve është gjenocid i kryer nga Izraeli
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75486-erdogan_vrasja_e_palestinezëve_është_gjenocid_i_kryer_nga_izraeli
Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, pas ceremonisë së transferimit të ambasadës së Amerikës në Kodsin e pushtuar (Jerusalemin), e ka akuzuar regjimin sionist për kryerjen e gjenocidit dhe në shenjë solidariteti me palestinezët, ka shpallur tre ditë zi publike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2018 06:45 Europe/Tirane
  • Erdogan: Vrasja e palestinezëve është gjenocid i kryer nga Izraeli

Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, pas ceremonisë së transferimit të ambasadës së Amerikës në Kodsin e pushtuar (Jerusalemin), e ka akuzuar regjimin sionist për kryerjen e gjenocidit dhe në shenjë solidariteti me palestinezët, ka shpallur tre ditë zi publike.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, gjithashtu ka theksuar se Tel Avivi është një shtet i terrorit dhe dhunës kundër njerëzimit. Presidenti i Turqisë në një fjalim para studentëve turq në Londër, deklaroi: "Izraeli është një shtet i terrorit dhe ka kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Unë e dënoj ashpër këtë tragjedi njerëzore nga cilado palë që të jetë, nga Izraeli apo Amerika". Erdogan duke protestuar dhe dënuar krimet e regjimit sionist në vrasjen e popullatës së Gazës, ka shpallur tre ditë zi publike në Turqi. Qeveria e Turqisë të hënën në mbrëmje në solidaritet me popullin e Palestinës dhe në shenjë të protestës së këtij veprimi të qeverisë së Amerikës, u ka dorëzuar një notë proteste të ashpër ambasadorëve të Amerikës dhe të Izraelit.