Transferimi i ambasadës së Amerikës në Kods, alarm për botën islame
Transferimi i ambasadës së Amerikës në qytetin Kods nga njëra ka treguar formimin e një fronti të bashkuar të Bashkësisë Ndërkombëtare kundër politikave të pamatura të administratës së Trump dhe nga ana tjetër paraqet një alarm rreziku për botën islame e cila duhet të marrë masa dhe qëndrime të prera përball këtij veprimi të paligjshëm.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Amerika më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës së vet në Kods dhe qeveritë e ndryshme të Amerikës që nga ajo kohë e deri më tani i janë shmangur zbatimit të këtij plani të miratuar nga Kongresi, mirëpo Trump me kokëfortësi të veçantë dhe me qëndrime në harmoni me sionistët ashtu siç kishte premtuar në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale, e zbatoi këtë plan dhe në fund e shndërroi Bejtul-Mokadesin në një vend për vrasjen e protestuesve palestinezë. Ditën e hënë, njëkohësisht me 70 vjetorin e Ditës së Nekbatit (krijimit të regjimit sionist), Amerika përuroi ambasadën e saj në Kodsin e shenjtë pavarësisht të gjitha kritikave dhe protestave të bëra nga Bashkësia Ndërkombëtare kundër këtij vendi. Ky veprim u përball me një valë të madhe të protestave dhe kritikave kundër Donald Trump dhe bëri një jehonë të gjerë në nivel botëror. Pas një zhurme shumë të madhe për muaj të tërë në lidhje me transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë (Jerusalemin) dhe kundërshtimin e paparë botëror ndaj vendimit të Donald Trump, më në fund ditën e hënë në mënyrë zyrtare u përurua ambasada e Amerikës në Kods. Në kohën kur në Kodsin e shenjtë funksionarët e regjimit sionist së bashku me disa funksionarë të qeverisë së Amerikës si Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e lartë e Trump, së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe Steven Manuchin, sekretari amerikan i thesarit, ishin duke organizuar ceremoninë e përurimit të ambasadës së Amerikës, në lindje të Rripit të Gazës popullata palestineze kishte organizuar protestë të madhe me rastin e 70 vjetorit të Ditës së Nekbatit e cila u përball me plumbat dhe dhunën e forcave ushtarake të regjimit sionist dhe që rezultojë me martirizimin e dhjetëra palestinezëve dhe me plagosjen e mijëra të tjerëve. Vrasja e popullatës palestineze në Rripin e Gazës nga forcat ushtarake të regjimit sionist është dënuar në mënyrë të ashpër nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare. Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, të hënën pasdite në lidhje me ngjarjet e përgjakshme në Gaza ka shprehur shqetësim të thellë dhe ka kërkuar ndërprerjen e dhunës në këtë rajon ka ftuar forcat ushtarake të regjimit sionist për vetëpërmbajtje. Znj. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, gjithashtu në reagim ndaj dhunës në Gaza, ka kërkuar nga të dy palët që të vetëpërmbahen nga përdorimi i dhunës dhe ka shprehur shqetësime të thella në lidhje me ngjarjet e dhunshme që po ndodhin në Rripin e Gazës. Gjithashtu Sa'id Abu Ali, zv/sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, në një deklaratë, ka kërkuar ndërhyrjen urgjente ndërkombëtare për të mos lejuar vrasjen e palestinezëve nga forcat ushtarake të regjimit sionist. Organizata Amnisty International gjithashtu duke dënuar vrasjen e popullatës palestineze në Rripin e Gazës nga forcat ushtarake të regjimit sionist, ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve të dhunshme kundër popullatës në Rripin e Gazës. Komiteti për zhdukjen e diskriminimit racor i OKB gjithashtu ka paralajmëruar për dhunën që po ushtrojnë forcat ushtarake izraelite kundër palestinezëve. Partitë politike dhe organizatat e të drejtave të njeriut në Evropë dhe Amerikë me anë të deklaratave të ndara, kanë dënuar krimet që po kryhen kundër palestinezëve në Rripin e Gazës. Partia Socialiste e Spanjës në një deklaratë të saj, vrasjen e dhjetëra palestinezëve në Rripin e Gazës e ka quajtur vrasje masive dhe ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të Bashkimit Evropian kundër regjimit sionist. Gjithashtu edhe hebrenjtë kanë organizuar protesta në Uashington dhe kanë dënuar transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë dhe vrasjen e palestinezëve nga forcat ushtarake regjimit sionist. Ndërkohë edhe tre shtetet më të fuqishme evropiane Anglia, Gjermania dhe Franca gjithashtu me deklarata të ndara, kanë kritikuar transferimin e ambasadës së Amerikës në Kods dhe kanë kërkuar ndërprerjen e veprimeve të dhunshme kundër palestinezëve në Gaza. Zëdhënësi i Theresa May, kryeministres së Anglisë, të hënën në reagim ndaj kësaj situate ka deklaruar: "Ky veprim i Amerikës nuk ndihmon vendosjen e paqes në rajon". Presidenti francez Emmanuel Macron duke dënuar dhunën e forcave ushtarake të regjimit sionist kundër protestuesve palestinezë, ka kundërshtuar transferimin e ambasadës amerikane në Kodsin e shenjtë (Jerusalem) dhe e ka quajtur atë veprim të paligjshëm. Ndërsa ministri i jashtëm francez ka theksuar se ky veprim është shkelje e të gjitha ligjeve ndërkombëtare, sidomos të rezolutave të KS të OKB. Edhe ministri i jashtëm i Gjermanisë nuk ka heshtur ndaj kësaj situate dhe ka kërkuar ndërprerjen e dhunës ndaj palestinezëve. Edhe disa vende arabe dhe islame si Egjipti, Katari, Jordania dhe Maroku kanë dënuar dhunë izraelite kundër palestinezëve dhe kanë kundërshtuar transferimin e ambasadës amerikane në Kods.