Asad takohet me Putin në Soçi
Presidenti i Rusisë në qytetin Soçi zhvilloi një takim me presidentin e Sirisë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia franceze e lajmeve sipas të cilës ditën e enjte presidentët putin dhe Asad kanë diskutuar për forcimin e stabilitetit në Siri dhe për shkatërrimin e plotë të grupeve terroriste në këtë vend. Sipas një njoftimi të Kremlinit, Vladimir Putin dhe Bashar Asad kanë disktuar për situatën në Siri ndërkohë që Damasku po punon për caktimin e një përfaqësuesi për krijimin e komitetit ekspert për hartimin e kushtetutës gjatë bisedimeve të Gjenevës. Vladimir Putin dhe presidenti Bashar Asad në këtë takim e kanë quajtur të domosdoshëm vazhdimin e përpjekje për plotësimin e procesit politik në Siri. Presidenti Vladimir Putin me këtë rast uroi homologun e tij sirian për fitoret e ushtrisë siriane në luftën kundër terrorizmit në Siri dhe tha se pas fitoreve të ushtrisë siriane kundër grupeve terroriste dhe nisjes së procesit politik në Siri, të gjitha forcat e huaja duhet të largohen nga Siria. Putin dhe Asad në këtë takim theksuan në rolin e rëndësishëm të Rusisë në procesin e rindërtimit të Sirisë. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.