Rezultati i zgjedhjeve në Irak
Komisariati i lartë i zgjedhjeve në Irak ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve ku koalicionin Saerun i kryesuar nga Muktada Sadr ka marrë numrin më të madh të deputetëve në parlament.
Aleanca e kryesuar nga Muktada Sadr fitoi zgjedhjet parlamentare në Irak. Rezultatet finale të dala nga komisioni elektoral i japin koalicionit të tij "Saeroun" 54 vende në parlament, dhe kryeministrit të tanishëm Hejdar Ebadi 42 vende, duke u pozicionuar në vendin e tretë. Sadr, një kundërshtar i kahershëm i SHBA-ve, nuk mund të bëhet kryeministër, pasi nuk konkurroi si kandidat. Por, pritet që ai të luajë një rol të madh në formimin e qeverisë së re. Sadr ka krijuar për veten imazhin e kampionit "anti korrupsion", pasi e bëri të njohur emrin e tij, duke luftuar invasionin amerikan në Irak në 2003-shin. Këto zgjedhje ishin të parat që kur Iraku deklaroi fitoren mbi grupin terrorist ISIS në Dhjetor.