Erdogan; në moto internacionalizmin islamik, në veprim nacionalizmin osman!
Në kohën kur shumë liderë të botës arabe dhe islame kanë marrë qëndrime pasive ndaj çështjes së Palestinës dhe popujt e vendeve të tyre nuk po tregojnë interesim aq të madh për të mbështetur popullin e Palestinës, Rexhep Taip Erdogan dhe islamistët përkrahës të tij në Turqi kanë ngritur flamurin e mbrojtjes ndaj Palestinës dhe po krenohen në këtë drejtim.
Ditën e kaluar Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në një tubim të madh të organizuar për të mbështetur Kodsin e shenjtë në Stamboll me moto "Mallkimi i dhunës dhe mbështetja ndaj Kodsit" që u zhvillua me pjesëmarrjen edhe të liderëve të vendeve të tjera dhe mbi 500 mijë qytetarë të tjerë, mbajti fjalimin e rastit ku deklaroi se në provimin e Kodsit të shenjtë ka dështuar jo vetëm bota islame, por i gjithë njerëzimi.
Presidenti i Turqisë në këtë fjalim vlerësoi lartë popullin e shtypur të Palestinës i cili ka marrë përsipër mbrojtjen e nderit të njerëzimit dhe të gjithë myslimanëve. Ai tha se Kodsi i shenjtë nuk është vetëm një qytet, por ai është simbol, një provim dhe Kibël e myslimanëve.
Erdogan deklaroi: "Nëse nuk mund të mbrojmë Kiblen e parë të myslimanëve, atëherë nuk do të mund të jemi të sigurt as për të ardhmen e Kibles tonë aktuale. Nëse do të mund të them në mënyrë të qartë, duhet të them se bota turke ka dështuar në provimin e Bejtul-Mokades. Në këtë provim nuk ka dështuar vetëm bota islame, por e gjithë bota e njerëzimit".
Presidenti i Turqisë duke theksuar këtë se OKB e cila ka heshtur ndaj pushtimit të Kodsit të shenjtë në vitin 1968 dhe vetëm ka vëzhguar të gjitha veprimet e padrejta, të paligjshme dhe larg ndërgjegjes dhe larg moralit që janë kryer nga Izraelit, në mënyrë subjektive është bërë partnere në këtë dhunë dhe padrejtësi, shtoi: "A po kuptoni këtë se kur them se bota është më e madhe se sa 5-shi, çfarë qëllimi kam? Për ndryshe në një botë e cila është u dënua me fjalët e Amerikës, nuk mund të vërehet gjë tjetër, përveç dhunës".
Erdogan vuri në dukje faktin se Izraeli që nga viti 1948, po vepron çfarë po dëshiron dhe aktualisht në të njëjtën mënyrë po vazhdon rrugën e tij pa kurrfarë brengosje, prandaj ne nuk mund t'i anashkalojmë këto realitete.
Presidenti i Turqisë duke thënë se Amerika me vendimin e saj të fundit për transferimin e ambasadës së vet nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades (Jerusalem), edhe një herë shkeli të drejtat legjitime të Kodsit të shenjtë dhe tha: "Xhami Al Aksa gradualisht gjithnjë e më tepër po përdhoset me çizmet e sionistëve ekstremist. Xhamia Al-Khalil akoma është nën pushtim dhe ne myslimanët përveç dënimit të këtyre veprimeve, nuk po bëjmë asgjë, nuk mundemi të bëjmë asgjë".
Erdogan në vazhdim deklaroi se Turqia është një shtet i cili edhe nëpërmjet kanaleve diplomatike edhe nëpërmjet veprimeve konkrete, ka treguar qëndrimin në lidhje me Bejtul-Mokades dhe Kodsin.
Siç duket Erdogan e ka kuptuar shumë mirë se bota arabe ka vdekur dhe çështja e Palestinës pranë liderëve arabë nuk ka kurrfarë pozite dhe për këtë arsye ai synon të prezantojë veten si një shpëtimtar në botën islame.
Është shumë e qartë se Erdogani para se të jetë një internacionalist islamist, është një nacionalist i cili po ndjek idenë e neo-osmanizmit dhe kthimit në të kaluarën.
Pikërisht për këtë arsye, aktualisht në rrethanat kur bota arabe ndodhet në një pasivitet dhe në botën arabe më nuk mund të gjenden Xhamal Abdunaserat, Hafidh Al-Asadat etj., Erdogan dëshiron që për realizimin e qëllimeve të tij nacionaliste, të marr bajrakun e internacionalizmit islamik!
Erdogan shumë mirë ka shfrytëzuar çdo mjet për realizimin e qëllimeve të tij. Ai synon të shndërrojë veten në një lider karizmatik në botën islame dhe të çojë përpara qëllimet e politikës së jashtme të Turqisë në rajon.