Martirizohet një palestinez tjetër në marshin "E drejta për t'u kthyer"
May 19, 2018 08:31 Europe/Tirane
Një qytetar palestinez u martirizua mbrëmjen e së premtes si rezultat i lëndimeve të pësuara gjatë demonstratës "E drejta për t'u kthyer".
Marshi paqësor "E drejta për t'u kthyer" filloi më 30 mars me rastin e "Ditës së Tokës" në Rripin e Gazës dhe vazhdon akoma. Sipas Qendrës Palestineze të Lajmeve, 58-vjeçari palestinez Moin al-Sai, nga kampi Al-Shati në perëndim të Gazës, u godit nga ushtarët sionistë gjatë një tubimi masiv të mbajtur të hënën (14 maj) në lindje të qytetit, ndërsa të premten u martirizua si pasojë e plagëve të rënda që kishte pësuar.
Tags