Trupat amerikane ndihmojnë ISIS-in për të kaluar lumin Eufrat
Elementet e grupit terrorist ISIS, me ndihmën e trupave amerikane kanë kaluar lumin Eufrat dhe janë futur në zonat jugperëndimore të provincës siriane Deir Al Zur.
Sipas agjencisë së lajmeve Arab Today, duke cituar burime lokale, aeroplanët amerikanë hodhën nga ajri kuti të mbushura me armatime për elementet terroriste të ISIS-it dhe pastaj këto kuti u mblodhën nga terroristët dhe u transferuan në provincën Deir Al Zur. Ushtria siriane arrestoi së fundi dy terroristë të ISIS, duke kaluar nga lindja në perëndim të Eufratit, të cilët kanë pranuar se po kalonin Eufratin me ndihmën e Shteteve të Bashkuara për t'u bashkuar me elementë të tjerë terroristë të ISIS në shkretëtirën perëndimore të Deir Al Zur për të luftuar ushtrinë siriane.