Koalicion i gjerë për krijimin e qeverisë së re të Irakut
(last modified Mon, 21 May 2018 07:35:09 GMT )
May 21, 2018 09:35 Europe/Tirane
  • Koalicion i gjerë për krijimin e qeverisë së re të Irakut

Zëdhënësi i lëvizjes Hekmat të Irakut njoftoi për krijimin e një koalicionit të gjerë me 4 përfaqësues për formimin e qeverisë së re të Irakut.

Muhamed Xhamil Miahi, zëdhënës i lëvizjes Hekmat e kryesuar nga Sejed Amar Hakim ka thënë: brenda 72 orëve të ardhshme do të krijohet koalicioni i gjerë nga lëvizjet Sareun, Naser, Hekma dhe Fat’h për krijimin e qeverisë së ardhshme të Irakut. Muktada Sadr, kreu i lëvizjes Sareun që ka fituar numrin më të madh të deputetëve për parlamentin e ardhshëm të Irakut, ka biseduar me liderët e lëvizjeve Hekmat, Naser dhe Fat’h përkatësisht, Amar Hakim, Hejdar Ebadi dhe Hadi Ameri. Në këto takime ai ka theksuar formimin sa më të shpejtë të qeverisë për tu ardhur në shërbim popullit dhe kërkesave të tij. Vlen të theksohet se lëvizja Sareun ka fituar 54 deputetë, e ndjekur nga lëvizja Fat’h me 47 deputetë, Naser me 43, Qeveria e Ligjit 25, Vatanie 22, Hekmat 19 dhe Gerar 13 deputetë.

 

 

Tags