Liga Arabe ndërpret marrëdhëniet me Guatemalën
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76240-liga_arabe_ndërpret_marrëdhëniet_me_guatemalën
Lidhja e Shteteve Arabe revokoi marrëveshjen e saj të bashkëpunimit me Guatemalën dhe pezulloi të gjitha lidhjet dypalëshe pasi Guatemala zhvendosi ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem, tha të mërkurën shërbimi për shtyp i LA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2018 14:50 Europe/Tirane
  • Liga Arabe ndërpret marrëdhëniet me Guatemalën

Lidhja e Shteteve Arabe revokoi marrëveshjen e saj të bashkëpunimit me Guatemalën dhe pezulloi të gjitha lidhjet dypalëshe pasi Guatemala zhvendosi ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem, tha të mërkurën shërbimi për shtyp i LA.

Liga Arabe e informoi qeverinë  e Guatemalës se bashkëpunimi në të gjitha fushat do të pezullohej për shkak të qëndrimit të këtij vendi ndaj problemit të Jerusalemit,-deklaroi sekretari i përgjithshëm i LA, Ahmed abul Gheit. Të enjten, LA njoftoi synimin e saj për të hartuar një plan veprimi për të kundërshtuar njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin izraelit nga Shtetet e Bashkuara ose ndonjë shtet tjetër. LA është e vendosur të marrë masa politike, gjyqësore dhe ekonomike për të parandaluar hapat e ngjashëm që mund të merren në të ardhmen.