Liga Arabe ndërpret marrëdhëniet me Guatemalën
Lidhja e Shteteve Arabe revokoi marrëveshjen e saj të bashkëpunimit me Guatemalën dhe pezulloi të gjitha lidhjet dypalëshe pasi Guatemala zhvendosi ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem, tha të mërkurën shërbimi për shtyp i LA.
Liga Arabe e informoi qeverinë e Guatemalës se bashkëpunimi në të gjitha fushat do të pezullohej për shkak të qëndrimit të këtij vendi ndaj problemit të Jerusalemit,-deklaroi sekretari i përgjithshëm i LA, Ahmed abul Gheit. Të enjten, LA njoftoi synimin e saj për të hartuar një plan veprimi për të kundërshtuar njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin izraelit nga Shtetet e Bashkuara ose ndonjë shtet tjetër. LA është e vendosur të marrë masa politike, gjyqësore dhe ekonomike për të parandaluar hapat e ngjashëm që mund të merren në të ardhmen.