Sulm terrorist në Bagdad, 7 të vdekur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76274-sulm_terrorist_në_bagdad_7_të_vdekur
Të paktën shtatë vetë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime në një sulm me bombë që goditi një lagje shi'ite të kryeqytetit irakian, Bagdad, thanë zyrtarët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 24, 2018 03:34 Europe/Tirane
  • Sulm terrorist në Bagdad, 7 të vdekur

Të paktën shtatë vetë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime në një sulm me bombë që goditi një lagje shi'ite të kryeqytetit irakian, Bagdad, thanë zyrtarët.

Zyrtarët e sigurimit, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se një sulmues kamikaz shpërtheu eksplozivin e tij në hyrje të parkut Saklavijah në qarkun Shoala në Bagdadin verior, duke lënë të paktën shtatë persona të vdekur. Të paktën 16 vetë u plagosën në sulmin terrorist, i cili vjen vetëm disa ditë pas fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur familjet irakiane shpesh qëndrojnë jashtë deri vonë pas iftarit. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së mërkurës në mbrëmje, por sulme të tilla zakonisht kryhen nga  terroristët e ISIS.