Lëvizja Sadr nuk pranon diktatet e SHBA-së për Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76276-lëvizja_sadr_nuk_pranon_diktatet_e_shba_së_për_iranin
Lëvizja Sadr e Irakut nuk mirëpret atë që SHBA i dikton Irakut për bashkëpunimin me Iranin, deklaroi një politikan irakian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 24, 2018 03:36 Europe/Tirane
  • Lëvizja Sadr nuk pranon diktatet e SHBA-së për Iranin

Lëvizja Sadr e Irakut nuk mirëpret atë që SHBA i dikton Irakut për bashkëpunimin me Iranin, deklaroi një politikan irakian.

Për shkak të luftës dhe sakrificës që Lëvizja Sadr dhe partnerët e tjerë irakianë kanë bërë, ata nuk do të përkulen ndaj presioneve të SHBA, deklaroi në një intervistë me kanalin televiziv libanez të lajmeve Al Mayadeen, Zija al-Asadi, i cili është kreu i zyrës politike të Lëvizjes Sadr. Irani është fqinji i Irakut dhe të dy vendet gëzojnë interesat e përbashkëta ekonomike, sociale, kulturore dhe historike, tha al-Asadi, duke theksuar se Lëvizja Sadr nën udhëheqjen e Moktada al-Sadr nuk do të pranojë diktat e të tjerëve rreth kësaj çështje. Al-Asadi theksoi se ambiciet amerikane nuk kanë vend në Irak. SHBA kanë dëshira dhe ambicie, të cilat janë vetëm në përputhje me interesat e sionistëve dhe të kompanive të  naftës dhe të armëve, tha ky zyrtar irakian.