Shkatërrimi i xhamisë Al-Aksa, hapi tjetër i Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76356-shkatërrimi_i_xhamisë_al_aksa_hapi_tjetër_i_donald_trump
Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (HAMAS), Fauzi Barhum, theksoi se sjellja e ambasadorit amerikan tregon se bashkëpunimi i qeverisë me regjimin izraelit synon shkatërrimin e vendeve të shenjta të popullit palestinez dhe popujve arabë dhe islamikë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2018 02:58 Europe/Tirane
  • Shkatërrimi i xhamisë Al-Aksa, hapi tjetër i Donald Trump

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (HAMAS), Fauzi Barhum, theksoi se sjellja e ambasadorit amerikan tregon se bashkëpunimi i qeverisë me regjimin izraelit synon shkatërrimin e vendeve të shenjta të popullit palestinez dhe popujve arabë dhe islamikë.

Një fotografi e David Friedman, ambasadorit amerikan në Izrael, u publikua kohët e fundit, ku tregohet se xhamia Al-Aksa është shkatërruar dhe është zëvendësuar nga tempulli sionist. Në vazhdën e intensifikimit të komplotit amerikan kundër Jeruzalemit gjatë mandatit të Donald Trump, regjimi sionist në një akt provokues zbuloi së fundmi një maket të Jeruzalemit ku në vend të xhamisë së shenjtë Al-Aksa ishte vendosur tempullit sionist. Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, pas pasivitetit të Kombeve të Bashkuara dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sionistët, gjithmonë kanë kërkuar të shkatërrojnë identitetin dhe historinë islame të popullit palestinez dhe të zëvendësojnë objektet dhe simbolet islame me simbolet sioniste. Megjithatë, autoritetet amerikane nuk janë mjaftuar vetëm me dhënien e dritës jeshile zyrtarëve izraelitë për të ndjekur politikat e tyre pushtuese dhe shkatërrimtare në Jeruzalem. Zyrtarët amerikanë me praninë e tyre direkte në sulmet e ekstremistëve sionistë kundër xhamisë Al-Aksa,  për një kohë të gjatë kanë treguar vazhdimisht dritën e gjelbër për politikat okupuese të regjimit sionist Jerusalem. Disa vjet më parë, Bill Johnson dhe David McConnell nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, së bashku me ekstremistët dhe kolonët sionistë, morën pjesë në sulmin kundër xhamisë  Al-Aksa. Në përgjithësi, komplote të rrezikshme po thuren nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe regjimi sionist për të dominuar Jeruzalemin, duke zbuluar më qartë qëllimet e fshehta të lëvizjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem. Duke transferuar ambasadën e tyre në Jeruzalem, Shtetet e Bashkuara synojnë të ecin me shpejtësi përpara me politikat shkatërruese ndaj Palestinës, të cilat janë përfshirë në planin komplotues të Trump-it i njohur si një "marrëveshja e shekullit". Veprimet e fundit të SHBA përfaqësojnë një raund të ri të përpjekjeve të SHBA për të shkatërruar xhaminë Al-Aksa dhe për të bashkëpunuar me sionistët në këtë drejtim. Plani i amerikanëve, i quajtur "Marrëveshja e shekullit", parashikon dhënien e Jeruzalemit regjimit sionist dhe eliminimin e objekteve dhe simboleve islamike me qëllim shkatërrimin e identitetit palestinez dhe islamik të Jeruzalemit dhe zëvendësimin e tyre me simbole sioniste.