OKB: Më shumë se 18 milionë jemenas ballafaqohen me urinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76386-okb_më_shumë_se_18_milionë_jemenas_ballafaqohen_me_urinë
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një situatë të keqe humanitare në Jemen, ku më shumë se 18 milionë jemenas ballafaqohen me urinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2018 11:03 Europe/Tirane
  • OKB: Më shumë se 18 milionë jemenas ballafaqohen me urinë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një situatë të keqe humanitare në Jemen, ku më shumë se 18 milionë jemenas ballafaqohen me urinë.

OKB tha se rreth 8 milionë dhe 400 mijë jemenas janë në rrezik të urisë dhe nëse kushtet nuk përmirësohen, 10 milionë jemenas do të përballen me këtë kërcënim, njofton kanali televiziv Al-Mejadin. Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për rënien e importeve ushqimore në Jemen përmes porteve të saj në Detin e Kuq, duke njoftuar se inspektimet e koalicionit saudit kanë minuar besimin e kompanive detare.