Martirizohen dy palestinezë në sulmin e sionistëve në Rripin e Gazës
Në sulmin e forcave të artilerisë së regjimit sionist ndaj pjesës lindore të Khan Junes në jug të Rripit të Gazës, janë martirizuar dy palestinezë dhe disa të tjerë janë plagosur.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se njësiti i artilerisë së regjimi sionist ka sulmuar pozicionet e forcave të rezistencës së Palestinës në Rafah dhe në Khan Junes në jug të Rripit të Gazës. Në këtë kuadër Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi se të dielën në mëngjes ushtria e regjimit sionist ka sulmuar në pjesën lindore të Khan Junes dhe ka vrarë dy palestinezë. Rripi i Gazës që nga viti 2006 është nën bllokadën tokësore, ajrore dhe detare të regjimit sionist dhe popullata palestineze e Rripit të Gazës që nga 30 marsi ka filluar protestat e mëdha për të drejtën e kthimit. Forcat e regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit palestinezë dhe deri më tani 120 palestinezë janë martirizuar dhe me mijëra të tjerë janë plagosur gjatë këtyre protestave.