Shtohet konflikti i armatosur mes terroristëve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76548-shtohet_konflikti_i_armatosur_mes_terroristëve_në_siri
Me vazhdimin e përleshjeve të armatosura mes grupeve terroriste në provincën Idlib të Sirisë, pozicionet e terroristëve takfiristë janë sulmuar me autobomba me anë të dy operacioneve të veçanta.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 27, 2018 11:13 Europe/Tirane
  • Shtohet konflikti i armatosur mes terroristëve në Siri

Me vazhdimin e përleshjeve të armatosura mes grupeve terroriste në provincën Idlib të Sirisë, pozicionet e terroristëve takfiristë janë sulmuar me autobomba me anë të dy operacioneve të veçanta.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se të shtunën në mbrëmje si pasojë e shpërthimit të një autobombe afër selisë së partisë së ashtuquajtur "Partia Islamiste Turkestani" në Xhisr Shughur në provincën Idlib, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra persona. Gjithashtu të shtunën një autobombë tjetër ka shpërthyer afër një baze tjetër të terroristëve të grupit "Tahrir Sham" në qytetin Idlib ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra persona dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.