Bahrejni kthehet në bazë ushtarake të Amerikës dhe Arabisë Saudite
Ish ambasadori i Anglisë në Bahrejn ka thënë se ku end që nga nisja e lëvizjes popullore kundër pushtetit në vitin 2011, është kthyer në një bazë ushtarake të Amerikës dhe Arabisë Saudite.
Piter Ford në një intervistë për televizionin Mejadin të Libanit ka thënë se regjimi Al Kalifa i Bahrejnit ecën vetëm në drejtim të plotësimit të interesave të Amerikës, Arabisë Saudite dhe regjimit sionist. Ish ambasadori anglez vuri në duke se prej kohës regjimi i Bahrejnit ka bërë lëvizje kundër palestinezëve dhe në mbështetje të regjimit sionist. 7 vjet më parë më 14 shkurt të vitit 2011, populli bahrejnas me kërkesën për liri, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e popullit u ngrit në protesta. Protestat që organizohen nga bahrejnasit dhe sidomos ato përreth shtëpisë së sheik Isa Kasem në rajonin Deraz në Manama kryeqytetin e Bahrejnit tregojnë se sulmet ndaj klerikëve fetare janë vijë e kuqe e popullit bahrejnas.