Bahrejni është kthyer në një koloni saudite dhe amerikane
Ish-i dërguari i Britanisë në Bahrejn, Peter Ford, ka deklaruar në një intervistë me rrjetin televiziv al-Mayadeen të Libanit se Bahrejni "është kthyer pothuajse në një koloni saudite dhe amerikane".
Sipas tij, një transformim i tillë ndodhi pas protestave të Pranverës Arabe që shpërthyen në vend, kur Arabia Saudite dhe SHBA ndihmuan Manamën të përballonte ato dhe të shtypte protestuesit. Ish i dërguari britanik pohon se dinastia mbretërore Bahrejnit është e frikësuar se protestat mund të rishpërthejnë dhe prandaj i përmbahet politikave të dy shteteve që e ndihmuan atë në të kaluarën. Ford beson se kjo shpjegon pse Manama po e përsërit retorikën anti-iraniane të Riadit dhe Uashingtonit dhe fajëson Teheranin për nxitjen e protestave në Bahrejn. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, përplasjet mes demonstruesve dhe policisë çuan në vdekjen e 13 policëve dhe rreth 80 protestuesve. Qeveria e Bahrejnit kërkoi ndihmën e Arabisë Saudite në trajtimin e trazirave dhe duke filluar nga data 14 mars 2011, Arabia Saudite dërgoi rreth 1,000 trupa në Bahrejn. Manama ka fajësuar Teheranin për mbështetjen e protestuesve, por Irani ka mohuar me forcë akuzat.