Martirizohet një palestinez në Gaza
Forcat e policisë së regjimit sionist në qytezën Shafat në veri të Kodsit kanë martirizuar një vajzë të re palestineze.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve sipas të cilës policia izraelite në përpjekje për të parandaluar organizimin e protestave të palestinezeve ka shtënë me armë zjarri duke martirizuar një palestinez. Policia izraelite ka pretenduar se femra palestineze nuk i ka kushtuar vëmendje thirrjeve të policisë e cila e ka qëlluar atë në këmbë. Ndërkohë gazeta sioniste Haaretz lidhur me sjelljet çnjerëzore të regjimit sionist ndaj palestinezëve ka pohuar se ushtarakët qëllojnë me armë në drejtim të qytetarëve palestinezë pa asnjë shkak. Beniamin Netanjahu sulmet e forcave sioniste kundër palestinezëve i ka cilësuar mbrojtje dhe për këtë ka falënderuar forcat ushtarake.