Armëpushim në Gaza
(last modified Wed, 30 May 2018 19:50:56 GMT )
May 30, 2018 21:50 Europe/Tirane
  • Armëpushim në Gaza

Pas tensioneve të fundit në Rripin e Gazës, lëvizja palestineze Hamasi thotë se grupet e rezistencës palestineze kanë rënë dakord për një armëpushim, për sa kohë që Izraeli qëndron në përputhje me këtë armëpushim.

"Pasi rezistenca arriti të përballet me agresionin izraelit ... ka pasur shumë ndërmjetësime në orët e fundit," tha të mërkurën Khalil al-Haja, zëvendësshefi i Hamasit në Gaza. Ai shtoi se ndërmjetësimet për armëpushim në Gaza kanë ardhur kryesisht nga Egjipti. Nga ana e tij, Presidenti palestinez Mahmud Abas tha se "agresioni i egër" i Izraelit në Gaza "tregon se okupatori nuk dëshiron paqe. Megjithatë, ne duam paqe dhe kërkojmë paqe. " Sot, grupet e rezistencës palestineze theksuan në një deklaratë të përbashkët se "krimet izraelite nuk mund të tolerohen", duke paralajmëruar se "të gjitha opsionet do të jenë të hapura" për ta.