Vazhdon ndërtimi i kolonive sioniste nga ana e Izraelit
Kabineti qeveritar i regjimit sionist ka miratuar planin për ndërtimin e 2 mijë njësive të reja banimi në një koloni sioniste në BPLJ.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve sipas të cilës javën e kaluar Avigdor Liberman ministri i luftës i regjimit sionist ka kërkuar ndërtimin e 2500 njësive të reja banimi në BPLJ. Ndërkohë është planifikuar ndërtimi i 1400 njësive të reja banimi në kuadër të kolonive sioniste. Më 23 dhjetor të vitit 2016 KS i OKB nxori një rezolutë ku i kërkohet regjimit sionist të ndërpresë të gjitha planet e tij për ndërtimin e kolonive sioniste. Mirëpo pas mbështetjes së gjithanshme të Donald Trump për regjimin sionist, ky regjim ka rinisur projektet për ndërtimin e kolonive sioniste në territoret palestineze.