Bashar Asad: Forcat amerikane duhet të largohen nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76850-bashar_asad_forcat_amerikane_duhet_të_largohen_nga_siria
Presidenti i Sirisë ka theksuar se amerikane duhet të largohen nga territori i Sirisë dhe të marrin mësim nga trajtimi që është bërë ndaj tyre në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 31, 2018 10:17 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Forcat amerikane duhet të largohen nga Siria

Presidenti i Sirisë ka theksuar se amerikane duhet të largohen nga territori i Sirisë dhe të marrin mësim nga trajtimi që është bërë ndaj tyre në Irak.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë të mërkurën në mbrëmje në një intervistë me agjencinë Russia Today, deklaroi: “Me çdo avancim të ushtrisë së Sirisë kundër terroristëve, Amerika, Izraeli dhe disa shtete perëndimore po mundohen që lufta në Siri të përfundojë me vonesë më të madhe dhe kjo bëhet duke mbështetur terroristët dhe futjen e numrit më të madh të tyre në Siri ose me krijimin e pengesave në procesin politikë. Pas çlirimit të Alepos, Dejrul-Zur, Homs dhe Damaskut, më Amerika dhe Izraeli kanë humbur kartat e tyre në Siri që më të rëndësishmet ishin grupet terroriste Fronti Nusra dhe ISIS dhe tani synojnë të përfitojnë nga një kartë tjetër e cila aktualisht është grupi “Forcat Demokratike të Sirisë”. Ushtria e Sirisë do të çlirojë të gjitha territoret nën kontrollin e forcave demokratike. Në trajtimin e forcave demokratike ekzistojnë dy opsione, i pari çështje mund të zgjidhet me dialog dhe opsioni i dytë është përdorimi i forcës. Në rast të dështimit të bisedimeve me forcat demokratike, atëherë do të përdoret forca për çlirimin e prerë të rajoneve që mbahen nën kontrollin e këtij grupi. Përkundër pretendimeve të Izraelit, forcat iraniane në Siri nuk janë të pranishme dhe vetëm instruktorët ushtarakë të Iranit veprojnë në Siri dhe ushtria siriane do të bëjë çdo gjë për të forcuar mbrojtjen kundërajrore për t’u përballur me sulmet ajrore të Izraelit”,- deklaroi ndër të tjera presidenti sirian Bashar Asad.