Pretendimet e kota anti-iraniane të përfaqësuesit të Izraelit në OKB
Dani Danun në takimin e KS të OKB në lidhje me zhvillimet në Rripin e Gazës, ka përsëritur pretendimet e tij të pabaza kundër Iranit.
Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Dani Danun, përfaqësuesi i përhershëm i regjimit sionist në OKB, në takimin urgjent të KS të OKB, ka përsëritur pretendimet e tij të pabaza dhe të zakonshme ndaj Iranit dhe deklaroi: “Nuk duhet anashkaluar rolin e Iranit në destabilizimin e situatës dhe shtimin e tensioneve të fundit në rajon. Hamasi po shfrytëzon pasurinë dhe kapitalin e Iranit për të kaluar kufijtë e Rripit të Gazës dhe raketat që po hidhen drejt qyteteve tona, janë iraniane. Edhe situata në Siri dhe Liban është e njëjtë dhe në çdo zonë të rajonit kur ekziston terrorizmi dhe dhuna, Irani është i pranishëm aty. KS i OKB duhet të dënojë veprimet e Hamasit dhe ta vendosë këtë grup në listën e organizatave terroriste. Hamasi në sulmet e tij të fundit ka goditur një çerdhe fëmijësh me raketa dhe ky veprim konsiderohet krim lufte. Forcat ushtarake të Izraelit në kundërpërgjigje ndaj sulmeve raketore të Hamasit, kanë goditur bazat e tyre terroriste dhe kanë shkatërruar tunelin e dhjetë të Hamasit në Rripin e Gazës”.