Vazhdojnë krimet e koalicionit ndërkombëtar në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76894-vazhdojnë_krimet_e_koalicionit_ndërkombëtar_në_siri
Koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS i kryesuar nga Amerika dje ka sulmuar rajonin Dejrul Zur të Sirisë duke vrarë dhe plagosur të paktën 17 persona.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 01, 2018 09:53 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet e koalicionit ndërkombëtar në Siri

Koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS i kryesuar nga Amerika dje ka sulmuar rajonin Dejrul Zur të Sirisë duke vrarë dhe plagosur të paktën 17 persona.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA sipas të cilës avionët luftarakë amerikanë kanë sulmuar qytezën Baguz pjesë e provincës Djeurl Zur. Koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS i kryesuar nga Amerika, me anë të një deklarate njoftoi se në sulmet e këtij koalicionit të zhvilluara në Siri dhe në Irak, janë vrarë 883 civilë. Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, në deklaratën e koalicionit ndërkombëtar thuhet se pas analizimit të 49 raporteve lidhur me viktimat e mundshme në radhët e civilëve në Siri dhe në Irak është konfirmuar vrasja e 28 civilëve. Koalicioni amerikan ka shtuar: Këta persona janë vrarë vitin e kaluar në tre operacione të zhvilluara në Siri. Operacionet janë kryer më 27 prill, 16 dhe 25 maj në provincat Raka dhe Dejrul Zur të Sirisë. Ndërkohë thuhet se 476 raporte të tjera lidhur me vrasjen e civilëve gjatë operacioneve të koalicionit ndërkombëtar kundër Sirisë dhe Irakut janë duke u analizuar. Koalicioni ndërkombëtar i kryesuar nga Amerika, nga gushti i vitit 2014 e deri në mars të vitit 2018 ka kryer 29 mijë e 254 sulme ajrore në Siri dhe në Irak. Në kohën kur koalicioni ndërkombëtar anti-ISIS ka pohuar se ka vrarë 883 civilë në periudhën 4 vjeçare të sulmeve kundër Sirisë dhe Irakut, mirëpo shumë raporte të pavarura dhe statistika të nxjerra nga organizatat mbrojtëse të të drejtave të njeriut thonë se numri i civilëve të vrarë nga ky koalicion është shumë herë më i madh.