Festa e ditëlindjes së imam Hasanit (as) në Damask
(last modified Fri, 01 Jun 2018 07:53:51 GMT )
Qershor 01, 2018 09:53 Europe/Tirane
  • Festa e ditëlindjes së imam Hasanit (as) në Damask

Mbrëmjen e së enjtes, në Damas të Sirisë, është organizuar ceremonia me rastin e ditëlindjes së imam Hasanit, imamit të 2-të të myslimanëve shiitë të botës.

Ceremonitë kryesore janë përqendruar në xhaminë Imam Khomeini (ra) që ndodhet në afërsi të mauzoleut të hazretit Zejnab(sa). Festa për ditëlindjen e imam Hasanit(as) u organizua me iniciativën e zyrës përfaqësuese të liderit suprem të revolucionit islamik në siri. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin shumë figura të njohura dhe klerikë fetarë shiitë dhe sunitë. Sheik Hadher Ahmed Faer Shahru një prej klerikëve të njohur sunitë në Siri, i pranishëm në ceremoninë e ditëlindjes së imam Hasanit ka theksuar domosdoshmërinë e forcimit të unitetit mes myslimanëve dhe eliminimin e përçarjeve që janë komplote të armiqve të isalmit dhe shtoi: Muaji i bekuar i Ramazanit dhe ditëlindja e imam Hasanit(as) janë një mundësi më shumë për forcimin e unitetit dhe bashkimit të myslimanëve në botën Islame. 31 maji përkon me ditëlindjen e imam Hasanit(as), imamit të 2-të të myslimanëve shiitë të botës.

 

 

Tags