Bashar Asad thekson largimin e Amerikës nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76938-bashar_asad_thekson_largimin_e_amerikës_nga_siria
Bashar Asad, presidenti i Sirisë, të enjten në një intervistë me kanalin televiziv Russia Today në gjuhën arabe, vuri në dukje rolin e Amerikës në krizën e Sirisë dhe theksoi largimin e Amerikës nga Siria. Amerika është një prej faktorëve kryesor të trazirave dhe vazhdimit të krizës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 01, 2018 16:24 Europe/Tirane
  • Bashar Asad thekson largimin e Amerikës nga Siria

Bashar Asad, presidenti i Sirisë, të enjten në një intervistë me kanalin televiziv Russia Today në gjuhën arabe, vuri në dukje rolin e Amerikës në krizën e Sirisë dhe theksoi largimin e Amerikës nga Siria. Amerika është një prej faktorëve kryesor të trazirave dhe vazhdimit të krizës në Siri.

Qeveria e Amerikës mbështetëse e kompromisit me regjimin sionist në rajonin e Azisë Perëndimore, e cila që nga viti 2011 ka zbatuar politikën për rrëzimin e qeverisë legjitime të Sirisë, sepse nga njëra anë aleatët rajonal të Uashingtonit në rajon janë përballur me kërcënimin e protestave qytetare dhe nga ana tjetër, procesi i zhvillimeve në Lindjen e Mesme rezultoi me forcimin e boshtit të Rezistencës. Amerika për rrëzimin e qeverisë legjitime të Sirisë ka shfrytëzuar grupet terroriste të cilat i kishte krijuar vet në Lindjen e Mesme. Megjithëkëtë krijimi i luftës terroriste në Siri, nuk rezultoi me rrëzimin e qeverisë legjitime të këtij vendi. Amerika për këtë arsye, në fazën tjetër ndoqi politikën për zgjatjen sa më shumë të krizës së Sirisë me qëllim që duke zgjatur sa më shumë krizën, të reduktojë kapacitetin e ushtrisë së Sirisë dhe aleatëve të saj për të luftuar me terrorizmin. Mirëpo kjo strategji jo vetëm që nuk realizojë qëllimet e Amerikës, por në praktikë u bë shkak edhe për fitoret strategjike të ushtrisë së Sirisë dhe aleatëve të saj dhe në anën e kundërt shkatërrimin e aftësisë së grupeve terroriste. Qeveria e Amerikës në hapin e tretë filloi të krijojë aleatë të ri politikë në Siri, çështje kjo për të cilën ka folur edhe Bashar Asad në intervistën e tij. Ai tha se mbështetja ndaj terrorizmit, zgjatja e luftës në Siri dhe sabotimet në procesin politik si skenari për përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë së Damaskut, janë tra strategji të Amerikës në Siri. Amerika pasi humbi shpresat në rrëzimin e qeverisë legjitime të Sirisë në kuadër të mbështetjes ndaj grupeve terroriste dhe zgjatjes së luftës në Siri, duke mbështetur grupin “Forcat Demokratike të Sirisë”, është munduar që të zbatojë një skenar për krijimin e rajoneve autonome në Siri dhe në këtë mënyrë edhe të pengojë centralizimin e pushtetit në qeverinë e Damaskut edhe të krijojë një faktor aleat për veten në Siri në mënyrë që në rast të nevojës, të mund të ushtrojë presion mbi qeverinë qendrore të Damaskut. Bashar Asad në këtë intervistë tha: “Pas çlirimit të Alepos, Dejrul-Zur, Homs dhe Damaskut; më Amerika dhe Izraeli kanë humbur kartat e tyre në Siri që më të rëndësishmet ishin grupet terroriste Fronti Nusra dhe ISIS dhe tani synojnë të përfitojnë nga një kartë tjetër e cila aktualisht është grupi “Forcat Demokratike të Sirisë”. Amerika Aktualisht po ndjek sabotimet politike në kuadër të krijimit të një atmosfere psikologjike kundër aleateve të Sirisë. Në këtë kuadër thekson nevojën për largimin e faktorëve të huaj si forcat iraniane nga Siri. Bashar Asad theksoi: “Përkundër pretendimeve të Izraelit, forcat iraniane në Siri nuk janë të pranishme dhe vetëm instruktorët ushtarakë të Iranit veprojnë në Siri dhe ushtria siriane do të bëjë çdo gjë për të forcuar mbrojtjen kundërajrore për t’u përballur me sulmet ajrore të Izraelit”.