Regjimi sionist sulmon nga ajri rripin e Gazës
Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë kryer disa sulme në rripin e Gazës.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia palestineze Maa e lajmeve sipas të cilës avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar disa herë zonat perëndimore të qytetit Rafah në jug të rripit të Gazës. Më herët edhe artileria e rëndë e ushtrisë së regjimit sionist ka sulmuar me topa zonat lindore të rripit të gazës. Ushtarët e regjimit sionist gjithashtu dje kanë martirizuar një të ri palestinez në qytetin Al Khalil. Rami Sebarnem, i riu palestinez u qëllua nga ushtarët e regjimit sionist në afërsi të xhamisë Ibrahimi në qytetin Al Khalil dhe për shkak të plagëve të rënda dhe pengesës së ushtarëve sionistë për t'a dërguar atë në spital, ai ka ndërruar jetë. Zyrtarët ushtarakë izraelitë kanë njoftuar se ata kanë përdorur avionët F-35 për herë të parë në një operacion luftarak në botë. Avionët F-35 janë prodhuar nga kompania Lockheed Martin dhe konsiderohet ndër avionët më të avancuar dhe më të rrezikshëm ushtarakë në botë. "Këto avionë janë funksionalë dhe do të marrin pjesë në misione ushtarake ... Ne i përdorëm këto avionë dy herë gjatë sulmeve tona në Lindjen e Mesme dhe kjo është hera e parë që avionë të tillë janë përdorur në botë", tha Eichem Nerkin, komandant i Forcave ajrore izraelite. Detajet rreth operacioneve ushtarake të këtyre avionëve nuk publikohen, por Izraeli ka kryer disa operacione ajrore në Gaza.