Martirizohet një tjetër i ri palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77102-martirizohet_një_tjetër_i_ri_palestinez
Ushtarët e regjimit sionist sot pasdite (e shtunë) kanë martirizuar një të ri palestinez në qytetin Al Khalil.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 03, 2018 17:26 Europe/Tirane
  • Martirizohet një tjetër i ri  palestinez

Ushtarët e regjimit sionist sot pasdite (e shtunë) kanë martirizuar një të ri palestinez në qytetin Al Khalil.

Rami Sebarnem, i riu palestinez u qëllua nga ushtarët e regjimit sionist në afërsi të xhamisë Ibrahimi në qytetin Al Khalil dhe për shkak të plagëve të rënda dhe pengesës së ushtarëve sionistë për t'a dërguar atë në spital, ai ka ndërruar jetë. Ditën e premte qyteti i Kodsit ka qenë i mbushur me forca të sigurisë së regjimit sionist. Megjithëse forcat sioniste janë munduar të pengojnë futjen e meshkujve nën 40 vjeç në xhaminë Al Aksa, kjo xhami për faljen e namazit është mbushur me 270 mijë palestinezë.  Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë kryer disa sulme në rripin e Gazës. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia palestineze Maa e lajmeve sipas të cilës avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar disa herë zonat perëndimore të qytetit Rafah në jug të rripit të Gazës. Më herët edhe artileria e rëndë e ushtrisë së regjimit sionist ka sulmuar me topa zonat lindore të rripit të gazës. Ushtarët e regjimit sionist gjithashtu dje kanë martirizuar një të ri palestinez në qytetin Al Khalil.