Katari nuk do përfshihet në luftën kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77122-katari_nuk_do_përfshihet_në_luftën_kundër_iranit
Katari ka hedhur poshtë fuqishëm idenë e pjesëmarrjes në një konflikt ushtarak kundër Iranit, duke theksuar se Doha nuk do të nxisë një luftë në rajonin e Gjirit Persik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 03, 2018 15:30 Europe/Tirane
  • Katari nuk do përfshihet në luftën kundër Iranit

Katari ka hedhur poshtë fuqishëm idenë e pjesëmarrjes në një konflikt ushtarak kundër Iranit, duke theksuar se Doha nuk do të nxisë një luftë në rajonin e Gjirit Persik.

Khalid bin Muhamed al-Attiyah, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes i Katarit, në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë në Singapor të dielën, tha  se Katari nuk do të përfshihej në ndonjë konflikt të kësaj natyre. "A është e udhës t'i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit të shkojnë e të luftojnë kundër Iranit? ... Nëse ndonjë palë e tretë po përpiqet ta shtyjë rajonin ose ndonjë vend jashtë rajonit për të filluar një luftë kundër Iranit, kjo do të jetë shumë e rrezikshme ", deklaroi ministri i mbrojtjes i Katarit. "Për mendimin tim, Shtetet e Bashkuara janë më të mençura, sesa të hyjnë në një luftë me Iranin ", shtoi ai. Ministri katariot nuk përmendi asnjë palë, por qartas iu referua Arabisë Saudite, e cila me aleatët e Gjirit Persik ka udhëhequr një bllokadë kundër Katarit që nga qershori i vitit të kaluar. Kanali televiziv katariot al-Jazeera në një raport të dielën tha se njerëzit që jetojnë në Katar nuk mund të harrojnë fqinjët që u treguan të gatshëm të ndihmojnë kur ata më së shumti kishin nevojë. Irani ishte një nga vendet që ndërhyri shpejt për të ndihmuar që raftet e supermarketeve të Katarit të mbeten të pajisura mirë, shtoi al-Jazeera.