Paralajmërime mbi përshkallëzimin e sulmeve të sionistëve kundër xhamisë Al Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77134-paralajmërime_mbi_përshkallëzimin_e_sulmeve_të_sionistëve_kundër_xhamisë_al_aksa
Kryetari i komisionit të Kodsit në parlamentin e Palestinës ka paralajmëruar mbi mundësinë e përshkallëzimit të sulmeve të sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2018 06:05 Europe/Tirane
  • Paralajmërime mbi përshkallëzimin e sulmeve të sionistëve kundër xhamisë Al Aksa

Kryetari i komisionit të Kodsit në parlamentin e Palestinës ka paralajmëruar mbi mundësinë e përshkallëzimit të sulmeve të sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa.

Ahmed Abu Haliba, dhënien e lejes për futjen e kolonëve sionistë brenda xhamisë Al Aksa e ka quajtur shkelje e hapur e simboleve të myslimanëve dhe shtoi se pushtimi i Kodsit ndodhet në gjendje tepër të rrezikshme për shkak të veprimeve të regjimit sionist. Xhamia Al Aksa, kibla e parë e myslimanëve dhe qyteti i Kodsit një prej vendeve të shenjta të myslimanëve, po rrezikohen seriozisht nga  veprimet shkatërrimtare të regjimit sionist. Forcat e regjimit sionist për të shkatërruar identitetin islamik dhe të krishterë të Kodsit po mundohen të zëvendësojnë simbolet e tyre me ato sioniste, duke ndërtuar koloni sioniste përreth këtij qyteti.