Zgjimi serioz i OBI në mbrojtje të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77150-zgjimi_serioz_i_obi_në_mbrojtje_të_palestinës
Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënoi regjimin sionist për ndërtimin e 2,070 njësive të reja të banimit në territoret e okupuara të Palestinës, duke përfshirë Kudsin e okupuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2018 08:04 Europe/Tirane
  • Zgjimi serioz i OBI në mbrojtje të Palestinës

Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënoi regjimin sionist për ndërtimin e 2,070 njësive të reja të banimit në territoret e okupuara të Palestinës, duke përfshirë Kudsin e okupuar.

Jusef bin Ahmed Al Athimi, sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), përmes një deklarate, vazhdimin e politikave të zgjerimit të kolonive çifute në BPLJ dhe në Kudsin e pushtuar i ka quajtur shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe ka shtuar: Politika e zgjerimit të vendbanimeve çifute ka sfiduar sistemin global dhe ka shkelur të gjitha rezolutat përkatëse ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i OBI i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e saj në zbatimin e të drejtës dhe rezolutave ndërkombëtare dhe të mbajë përgjegjës krerët e Tel Avivit për shkak të krimeve të tyre të vazhdueshme kundër popullit palestinez dhe shkeljes së të drejtave të palestinezëve. Kabineti i regjimit sionist kohët e fundit ka miratuar një vendim për ndërtimin e 2700 njësive të reja banimi në BPLJ.