Disa civilë sirianë vriten gjatë sulmeve të avionëve luftarakë të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77234-disa_civilë_sirianë_vriten_gjatë_sulmeve_të_avionëve_luftarakë_të_amerikës
Avionët luftarakë të Amerikës kanë kryer sulem në provincën Hasake të Sirisë dhe të paktën kanë vrarë 10 civilë sirianë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 05, 2018 14:49 Europe/Tirane
  • Disa civilë sirianë vriten gjatë sulmeve të avionëve luftarakë të Amerikës

Avionët luftarakë të Amerikës kanë kryer sulem në provincën Hasake të Sirisë dhe të paktën kanë vrarë 10 civilë sirianë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se ky sulm është kryer të martën në orët e para të mëngjesit në fshatin Xheza’a në pjesën jugore të provincës Hasake në verilindje të Sirisë. Raportet informative tregojnë se të gjitha viktimat e këtij sulmi janë gra dhe fëmijë. Avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar të ashtuquajtur kundër ISIS të drejtuar nga Amerika në tre ditët e kaluara kanë sulmuar disa rajone në provincën Hasake të Sirisë dhe gjatë këtyre sulmeve kanë vrarë të paktën 14 civilë siriane në mesin e tyre 4 fëmijë. Ndërkohë kanali televiziv Al Akhbarija i Sirisë ka deklaruar se një shpërthim i madh ka ndodhur të martën në qendrën e armatimeve dhe municioneve të grupit terrorist Tahrir Sham në lindje të Idlibit dhe si pasojë e këtij shpërthimi, janë shkatërruar tërësisht armatimet dhe municioni i këtij grupi terrorist.