Organizatat mbrojtëse të të drejtave të njeriut kritikojnë Bahrejnin
Shoqatat dhe organizatat mbrojtëse të të drejtave të njeriut kanë kritikuar Bahrejnin për shkak të dënimit të Nabil Rexhep, aktivist i të drejtave të njeriut në Bahrejn.
Gjykata e Bahrejni ka dënuar aktivistin Nabil Rexhep për shkak se ai ka kritikuar agresionin e Arabisë saudite kundër Jemenit. Ndërkohë organizatat ndërkombëtare, pasi kanë theksuar ndikimin e Nabil Rexhep në Bahrejn, kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura kundër tij dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të këtij aktivisti të të drejtave të njeriut. Burimet informative nga Bahrejni njoftojnë për gjendjen e rënduar shëndetësore të Nabil Rexhep, kreu i qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn i cili mbahet i burgosur në burgjet e regjimit Al Khalifa. Nabil Rexhep është një prej krerëve të revolucionit të 14 shkurtit në Bahrejn dhe një prej liderëve të zhvillimeve sociale dhe politike në këtë vend në vitin 2011. Ai njëkohësisht është kryetari i qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn. Qendra për të drejtat e njeriut në Bahrejn, deri më sot ka luajtur rol të konsiderueshëm në njohjen e populli bahrejnas me gjendjen në vend si dhe mbi krimet që ka kryer regjimi Al Khalifa i Bahrejnit që nga 14 shkurti i vitit 2011 e deri më sot. Prokuroria e regjimit Al Khalifa ka marrë vendim për vazhdimin e arrestit të Nabil Rexhep. Nabil Rexhep është akuzuar për publikimin e lajmeve të pavërteta gjatë intervistave televizive që ka bërë në vitin 2014 dhe 2015. Regjimi Al Khalifa gjithashtu ka ndaluar veprimtarinë dhe publicitetin e Nabil Rexhep. Sipas qendrës për të drejtat e njeriut të Bahrejnit, akuzat kundër Nabil Rexhep janë të lidhura me publikimet e tij në Twitter rreth torturave në burgun qendror Xho dhe me kritikat e tij ndaj sulmeve të sauditëve kundër Jemenit në vitin 2016.