Qershor 07, 2018 08:10 Europe/Tirane
  • Isa Kasem në gjendje të rëndë shëndetësore

Burimet nga Bahrejni njoftojnë për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Isa Kasem një prej klerikëve më të njohur në këtë vend.

Sipas një njoftimi të IRIB, aktivistë të rrjeteve sociale kanë bërë publike lajmin mbi përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Sheik Isa Kasem. Ajetollah Isa Kasem më herët i është nënshtruar një operacioni në spital. Përkundër perëndimeve të regjimit al-Khalifa, i cili pretendon se Isa Kasem ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, Ajetollah Kasem është shtruar për operacion në spital. Më herët rrjetet informative të varur nga regjimi al-Khalifa i Bahrejnit duke përhapur lajme të rreme janë munduar të paraqesin gjendjen shëndetësore të Ajetollah Kasem si të mirë dhe të tregonin se ai nuk vuan nga asnjë sëmundje e rrezikshme. Mirëpo shtrimi i Ajetollah Kasem në spital, tregoi të kundërtën dhe vërtetoi se ky klerik i njohur në Bahrejn prej mëse 1 viti nuk ka marrë shërbime shëndetësore për shkak arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij. Ajetollah Kasem jeton në rajonin Deraz të Manamasë dhe shtëpia e tij mbahet e rrethuar nga forcat e rendit dhe të policisë. Rrethimi i vendosur nga regjimi al-Khalifa kundër Isa Kasem ka për qëllim që të ndërpresë kontaktet e tij me popullin.

 

 

Tags