Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë thekson mbështetjen ndaj Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77432-unioni_botëror_i_dijetarëve_myslimanë_thekson_mbështetjen_ndaj_palestinës
Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë ka theksuar mbështetjen e fuqishme ndaj çështjeve të Umetit Islamik sidomos ndaj idealit të Palestinës dhe Kodsit të shenjtë dhe gjithashtu thyerjen e plotë të bllokadës ndaj Rripit të Gazës.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 07, 2018 11:11 Europe/Tirane
  • Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë thekson mbështetjen ndaj Palestinës

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë ka theksuar mbështetjen e fuqishme ndaj çështjeve të Umetit Islamik sidomos ndaj idealit të Palestinës dhe Kodsit të shenjtë dhe gjithashtu thyerjen e plotë të bllokadës ndaj Rripit të Gazës.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë të enjten me anë të një deklarate ka kërkuar nga Umeti Islamik që të qëndrojnë përkrah popullit të Palestinës dhe të mbështesin dhe të ndihmojnë të gjithë të shpërngulurit, refugjatët, të varfërit dhe të shtypurit. Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë gjithashtu ka kërkuar nga shtetet islame dhe arabe që të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për përmirësimin e situatës politike, shoqërore, ekonomike dhe njerëzore të Umetit Islamik dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.