Fitorja e palestinezëve në betejën mediatike me regjimin sionist
Drejtori i zyrës politike të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze (Hamas), ka thënë se mediat palestineze duke reflektuar lajmet dhe zhvillimet e tubimeve dhe duke i shpërndarë ato nëpër botë, kanë dalë fituese në betejën me regjimin sionist.
Ismail Hanie, drejtor i zyrës politike të Hamasit, të premten me rastin e Ditës botërore të Kudsit, duke ju drejtuar aktivistëve dhe pronarëve të mediave, ka thënë: Regjimi sionist ka deklaruar se palestinezët kanë dalë fitues në betejën mediatike, sepse mesazhet të cilat i kanë reflektuar mediat palestineze, kanë qenë shumë me ndikim, plotësisht të sinqerta, profesionale dhe humane. Drejtori politik i Hamasit ka thënë se Kudsi do të mbetet qytet i arabëve dhe islamik dhe vendimet e administratës amerikane dhe të regjimit sionist kurrë nuk do të mund të ndryshojnë identitetin e këtij qyteti. Hanie në vazhdim ka thënë se ekipet mediatike edhe përkundër mungesës së hapësirave dhe kapaciteteve, kanë arritur të qëndrojnë përballë perandorisë mediatike të Izraelit dhe perandorisë mediatike të perëndimit që janë mbështetës të regjimit sionist. Që nga koha e fillimit të protestave "E drejta për t'u kthyer" në kufirin e Gazës më 30 mars e deri më tani, të paktën 60 gazetarë dhe reporterë kanë humbur jetën gjatë kohës sa kanë mbuluar këto protesta.