Propozimi i Mokteda Sadr për fillimin e çarmatosjes në Irak
Lideri i lëvizjes Sadr i Irakut ka njoftuar për planin e tij për fillimin e çarmatosjes së përgjithshme në Irak dhe i ka propozuar Ministrisë së Brendshme të Irakut që pas festës së Fitër Bajramit të fillojë plani për çarmatosja nga qyteza Sadr.
Kanali televiziv Al Alam duke cituar faqen informative "Al-Furat", njoftoi se pas shpërthimit në qytezën Sadr të Bagdadit dhe vrasjes së dhjetëra personave, Mukteda Sadr, lideri i lëvizjes Sadr, ka lëshuar një deklaratë në të cilët ka thënë: "Me qëllim të forcimit të vendit dhe vendosjes së armëve vetëm në dispozicion të ushtrisë dhe policisë së Irakut, duhet të fillojë e çarmatosjes së armëve dhe dorëzimin e armëve në organet shtetërore". Të mërkurën e kësaj jave, si pasojë e shpërthimit të një depo të armëve me lëndë eksplozive në qytezën Sadr të Irakut, janë vrarë 18 persona dhe me dhjetëra të tjera janë plagosur. Pas publikimit të deklaratës së Mukteda Sadr, Ministria e Brendshme e Irakut gjithashtu ka deklaruar se ministri i brendshëm irakian Kasim Al-Araxhi vlerëson pozitivisht propozimin e liderit të lëvizjes Sadr të Irakut.