Hashd Al Shabi sulmon me artileri pozicionet e ISIS në Siri
Forcat e Hashd Al Shabi në Irak kanë sulmuar pozicionet e mbetura të grupit terrorist ISIS në territorin e Sirisë.
Hashd Al Shabi ka njoftuar: Pas marrjes së informacioneve të sakta për vendndodhjen e elementëve të ISIS në fshatin Atshane në rajonet kufitare me Sirisë, forcat tona kanë sulmuar këto pozicione, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme grupit terrorist ISIS. Në këto operacione, forcat Hashd Al Sh’abi pas disa lëvizjeve të terroristëve të ISIS në kufijtë e përbashkët midis Sirisë dhe Irakut, sulmuar me artileri dhe si pasojë kanë lënë të vrarë një numër të madh të terroristëve. Po ashtu raportohet se në këto sulme janë plagosur disa persona. Avionët luftarakë të ushtrisë irakiane muajin e kaluar sulmuan pozicionet e ISIS në rajonin Haxhin që gjendet në provincën Deir Al Zur, në lindje të Sirisë.