Arabia Saudite dhe Emiratet komplotojnë ndaj kryeministrit të Bahrejnit?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77592-arabia_saudite_dhe_emiratet_komplotojnë_ndaj_kryeministrit_të_bahrejnit
Një raport i ri bën të ditur se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen të përmbysin kryeministrin e Bahrejnit, Khalifa bin Salman Al Khalifah, kryeministrin më jetëgjatë në botë, në një përpjekje për të fituar më shumë ndikim në vendin e vogël të Gjirit Persik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2018 15:50 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite dhe Emiratet komplotojnë ndaj kryeministrit të Bahrejnit?

Një raport i ri bën të ditur se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen të përmbysin kryeministrin e Bahrejnit, Khalifa bin Salman Al Khalifah, kryeministrin më jetëgjatë në botë, në një përpjekje për të fituar më shumë ndikim në vendin e vogël të Gjirit Persik.

Ndërsa udhëheqësit më të vjetër në rajon mbështesin Khalifan, të rinjtë si , Princi i Kurorës Saudite Muhamed bin Salman dhe Princi i Kurorës i Abu Dhabit, Muhamed bin Zajed Al Nahjan, përkrahin Mbretin e Bahrejnit Hamad bin Isa Al Khalifah dhe dëshirojnë të anashkalojnë kryeministrin, deklaroi një burim diplomatik për portalin e lajmeve Middle East Eye. " Ashtu si ish-mbreti i Arabisë, Abdullah kundërshtoi eliminimin e kryeministrit Khalifah, edhe mbreti Salman dhe emiri i Kuvajtit e konsiderojnë atë si njeriun e duhur në vendin e duhur", tha burimi duke shtuar: "Megjithatë, Muhamed bin Salman nuk ka marrëdhënie me të dhe nuk kujdeset shumë për të." "Ka të ngjarë që bin Salmanin nuk e shqetëson përmbysja e kryeministrit bahrejnas për të kënaqur princin emiratas bin Zajed, i cili kërkon të riorganizojë situatën në Bahrejn, duke kurorëzuar një princ të ri dhe duke rrëzuar figurat e vjetra", shtoi ai.