Vriten 8 terroristë në periferi të Hamahut
Ushtria siriane ka lëshuar disa raketa në drejtim të fshatrave Enkavi dhe Glidin në periferi të Damaskut ku ka vrarë të paktën 8 terroristë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës ushtria siriane prej muajit Maj në kohën e dorëzimit të armëve nga terroristët, ka arritur të pastrojë periferinë veriore të Homsit dhe atë jugore të Hamahut. Ndërkohë grupi terrorist ISIS duke reaguar ndaj sulmit të Tahrir Sham ndaj një baze të fshehtë të këtij grupi në fshatin Kafer hend në perëndim të Edlibit ka rrëmbyer disa pjesëtarë të këtij grupit dhe të ushtrisë çlirimtare në Edlib dhe u ka prerë kokat. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.