Arabia Saudite dhe EBA ndihmojnë Jordaninë me 2.5 miliard dollarë
Arabia Saudite, Kuvajti dhe EBA kanë ndihmuar qeverinë e Jordanisë me një shumë prej 2.5 miliard dollarësh për zgjidhjen e problemeve ekonomike të këtij vendi.
Ndihma është dhënë pas një bisede të gjatë mes mbretit Abdullah i dytë i Jordanisë dhe mbretit Selman bin Abdul’aziz të Arabisë Saudite, Muhamed Bin Rashid al-Maktum të EBA dhe sheik Sabah al-Ahmed Xhaber Al-Sabah të Kuvajtit. Ndihma financiare nën garancinë e Bankës Botërore i jepet Jordanisë për një afat prej 5 vitesh. Ditën e shtunë mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdul’aziz ka kërkuar një takim mes 4 vendeve për zgjidhjen e problemeve të Jordanisë. Problemet në Jordani kanë nisur pas ngritjes së çmimit të karburantit dhe pas ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar.