Vazhdon arrestimi i aktivistëve në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78138-vazhdon_arrestimi_i_aktivistëve_në_bahrejn
Forcat ushtarake të regjimit Al Khalifa në vazhdën e arrestimit të aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe të drejtave të njeriut, kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 17, 2018 07:37 Europe/Tirane
  • Vazhdon arrestimi i aktivistëve në Bahrejn

Forcat ushtarake të regjimit Al Khalifa në vazhdën e arrestimit të aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe të drejtave të njeriut, kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar Morteda Ali Khalaf në rajonin Sar dhe Fadil Khamis në rajonin Al-Nebi Salih a.s. në Bahrejn. Forcat policore me veshje civile gjithashtu së bashku me forcat ushtarake të regjimit Al Khalifa kanë kryer bastisje në disa rajone të Bahrejnit. Qytetarët e arrestuar bahrejnas janë dërguar në organet e hetuesisë për t'u marrë në pyetje.