Trupat izraelite vrasin një protestues palestinez
Forcat ushtarake të Izraelit kanë qëlluar dhe vrarë një të ri palestinez në Rripin e Gazës gjatë një proteste anti-okupuese përgjatë kufirit që ndan enklavën e bllokuar dhe territoret e okupuara palestineze.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës e identifikoi viktimën si Sabri Ahmad Abu Khadir, 24 vjeç, duke shtuar se ai humbi jetën nga plagët e rënda në spitalin al-Shifa në mesditën e së hënës, disa orë pasi forcat izraelite hapën zjarr mbi të në kufijtë lindorë të Gazës. Në një zhvillim tjetër të hënën, një djalë 13 vjeçar palestinez, i cili u qëllua kohët e fundit nga forcat pushtuese izraelite në protestat e rikthimit në gardhin kufitar që ndan Gazën nga Izraeli, vdiq nga plagët e rënda, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, ky adoleshent palestinez u godit në stomak nga plumbat e forcave izraelite disa ditë më parë. Të paktën 130 palestinezë, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i tubimeve të Kthimit në Rripin e Gazës më 30 mars. Rreth 13,300 palestinezë kanë pësuar lëndime, prej tyre 300 janë aktualisht në një gjendje kritike.