Forcat sioniste arrestojnë palestinezët në Bregun Perëndimor
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar disa rajone në Bregun Perëndimor të Palestinës dhe kanë arrestuar 13 palestinezë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të martën) në mëngjes kanë sulmuar dhe bastisur shtëpitë e palestinezëve në qytezën Madma dhe Asire Al-Kablije në jug të Nablosit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar 13 palestinezë. Ushtria e regjimit sionist në një deklaratë pretendoi se këta palestinezë i ka arrestuar me pretekst të bashkëpunimit me forcat e Rezistencës së Palestinës. Nga ana tjetër, patrullat e regjimit sionist kanë sulmuar qytetin Tulkerem dhe kanë bastisur shtëpitë e banorëve të rajonit Mufterik Sl-Sahib në qytetin Khalil dhe në qytetin Jeta dhe qytezën Nebi Saleh në veriperëndim të Ramallahut.