Droni spiun izraelit rrëzohet në Sirinë jugperëndimore
Një dron spiun izraelit ka rënë në Siri jugperëndimore, pasi regjimi i Tel Avivit vazhdon të sfidojë thirrjet për t'i dhënë fund shkeljeve të hapësirës ajrore të Sirisë.
Ushtria izraelite konfirmoi njoftimet në mediat siriane se droni rrëzua në qytetin sirian Hader në provincën Kuneitra. Izraeli shpeshherë ka kryer sulme kundër caqeve të ndryshme brenda Sirisë. Damasku beson se sulmet kanë për qëllim nxitjen e grupeve terroriste përballë fitoreve të mëdha të ushtrisë siriane. Tel Avivi gjithashtu dërgon armë për militantët që luftojnë qeverinë e Damaskut, si dhe ofron trajtim mjekësor për elementët takfiristë të plagosur në Siri. Damasku thekson se Izraeli dhe aleatët e tij perëndimorë dhe rajonal po ndihmojnë grupet terroriste që veprojnë brenda Sirisë, ndërsa ushtria e regjimit të Tel Avivit kryen sulme sporadike kundër forcave qeveritare siriane.